Skip to content
Të Gjitha

Gjykata vendos për Altin Ndocin, akuzohet për 4 ekzekutime në Durrës

· 2 min lexim

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” Altin Ndocin, një ndër autorët e dyshuar të ekzekutimit të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

Pavarësisht ankimimit në gjykatën e Apelit Durrës të akuzave që ishin ngritur ndaj tij, me sa duket provat janë të forta që e përfshijnë atë në këtë ngjarje.

Ndoci akuzohet nga Prokuroria gjithashtu edhe për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit në qytetin e Durrësit në mars.

Që prej arrestimit, Ndoci ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, por nga ana tjetër organi i akuzës është shprehur i bindur se Altin Ndoci është autori i vrasjeve dhe ndaj ka kërkuar sërish masën “arrest në burg” që është pranuar nga Gjykata.

LEXO: Trafik droge e grabitje makinash/ Kush është i dyshuari për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias

Ndërkohë avokati mbrojtës i Ndocit, Saimir Vishaj, është shprehur se Prokuroria nuk ka dorëzuar asnjë provë dhe klienti i tij është i pafajshëm dhe po mbahet në burg vetëm nga presioni i medias dhe Policisë, pretendime të bëra edhe më herët.

LEXO: Artan Hoxha përplaset me avokatin e Altin Ndocit! Avokati: “U takua në mëngjes me viktimat. Fajin e ka media dhe Policia”

Ndoci akuzohet nga prokuroria për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt dhe vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhij, ngjarjet të ndodhura në një kohë të afër me njëra-tjetrën.

Për këto ngjarje në burg është dhe shtetasi Klevis Alla, i cili mësohet se ka pranaur që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, i cili nuk e ka ankimuar vendimin e Shkallës së parë duke pranuar për rrjedhojë akuzat dhe përfshirjen në dy ngjarjet e bujshme.

LEXO: Jeta mes luksit, makinave të vjedhura dhe Kishës së Laçit: Kush është 22-vjeçari që po bashkëpunon me policinë