Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbajtur protestë paraditen e sotme para godinës së Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.
Ata kanë dorëzuar padi të reja në këtë institucion, ku janë shprehur se do të vazhdojnë me betejën e tyre pa u bërë palë me asnjë dhe pa rënë pre e asnjë kompromisi.
Regjisori Robert Budina u shpreh se ata nuk kanë qenë të armatosur dhe se kurrë nuk kanë protestuar në këtë formë, ndaj edhe prokurorët duhet ta studiojnë mirë e të vendosin mirë për këtë çështje..
Ndër të tjera Budina u shpreh se prokurorët duhet të nisin hetimet, pasi ndryshe mund të ketë përplasje mes qytetarë. Ai tha se levizja do të vijojë në çdo qytet dhe revolta mbarëpopullore do jetë e madhe.
Aktivistja dhe avokatja Ardiana Kalaja ka folur mbas Budinës në protestën e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Ajo bëri thirrje para ndëretsës së SPAK që ky institucion të arrestojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe nënkryetarin, Arbjon Maznikun, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit masiv.
“Kryetari i bashkisë Veliaj dhe Mazniku, kanë kryer jo vetëm një vepër kriminale.
Por i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshme.
Në këto kushte, teatri kombëtar, të qëndrojë dhe të rindërtohet atje ku ka qenë, ne sot kemi ardhur me kërkesa specifike për strukturën e SPAK. Së pari, kërkojmë marrjen e masës; sekuestro preventime dhe pezullim të punimeve.
Kërkojmë marrjen e masës; arrest me burg për shtetasin Erion Veliaj, me funksion kryetar bashkie, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion pasiv’.
Arrest me burg për Arbjan Maznikun me funksion nënkryetar i bashkisë, akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Provat janë në SPAK, indicet janë aty. SPAK të bllokojë çështjen, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Kemi bere disa padi.
Padia e parë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliaj.
Padia e dytë ndaj Veliajt dhe kreut të Këshillit bashkiak. Padia e tretë ndaj ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro”, tha Kalaja.