Skip to content
Aktualitet

Koronavirusi rikthehet në Krujë, konfirmohet një vatër e re

· 1 min lexim

Një rast pozitiv me Covid-19 është konfirmuar në Krujë brenda 24 orëve të fundit.

Mesa duket një vatër e re koronavirusi është aktive në këtë qytet.

Në Krujë janë testuar 14 persona dhe 1 prej tyre ka dalë pozitiv.

Kujtojmë se ky qytet ka qenë vatër e nxehtë gjatë epidemisë. Rastet me të shumta janë shënuar në fasoneri.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 964 të infektuar, 31 prej të cilëve kanë humbur jetë.