Skip to content
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave, në juglindje priten shtrëngata

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm, në pjesën më të madhe të vendit tonë kanë nisur reshjet e shiut.

Pas disa ditëve të nxehta, kanë rifilluar reshjet ku është vënë re edhe një ulje e ndjeshme e temperaturave.

Ditën e sotme, Shqipëria do të shoqërohet nga vranësia të cilat do të sjellin reshje shiu.

Gradualisht reshjet lokalizohen në jug e juglindje aty ku do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe dhe breshër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat 9°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 – 55 km/h nga drejtimi verilindor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 5 ballë.