Skip to content
Të Gjitha

Lufta ndaj Covid-19: SHBA i jep Shqipërisë edhe 900 mijë dollarë, totali shkon në 2 milionë

· 1 min lexim

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka njoftuar se SHBA i ka ofruar vendit tonë 900 mijë dollarë të tjera në kuadër të luftës me Covid-19.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ajo ka njoftuar se në këtë mënyrë në total Shqipërisë do t’i jepen në total 2 milionë dollarë për laboratorë dhe asistencë teknike.

Kim është shprehur se SHBA do të mbështesë vendin në luftën kundër kërcënimeve globale.

STATUSI NGA YURI KIM

SH.B.A. po i ofron Shqipërisë $ 900 mijë dollarë shtesë për koronavirusin, duke sjellë në total 2 milion dollarë për laboratorë, gjurmim të rasteve dhe asistencë teknike. Kjo në total shkon në 700 milion dollarë asistencë për Shqipërinë që nga viti 2000. SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale.