Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se Kosovës po i kanoset një rrezik nga Rusia.
Në një takim online, të cilën e ka mbajtur të hënën për studentë të Universitetit të Harvardit, ka thënë se në tri vitet e fundit ishin dy tentim grusht shteti në rajon, të organizuara nga Rusia.
“Kosova rrezikon një tentim puci nga Moska. Në tri vitet e fundit kishte dy tentim grusht-shtetit të dështuara. Një në Maqedoninë e Veriut dhe një në Mal të Zi të organizuara nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Tani Rusia po do rrethin e tretë të veprimit, për të bërë tentim grusht-shtetit, ose në Bosnjë ose në Kosovë”, ka thënë Kurti, gjatë ligjëratës së tij.
Kurti ka folur edhe rreth rolit të shtetit amerikan në zgjidhjen e problemit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale.
Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut ka pasur tensione të vazhdueshme politike, ndërsa vendi shkoi drejt caktimit të zgjedhjeve të parakohshme pas dorëheqjes së kryeministrit, Zoran Zaev ndërsa Mali i Zi disa muaj më parë nuk ka pasur stabilitet politik për shkak të mosmarrëveshjeve mes qeverisë dhe opozitës.
Nga ana tjetër, Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se ka marrë kërcënime nga një grup i ashtuquajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”.
Përmes nje reagimi ne ‘Facebook’ Kurti thekson se ky kërcënim është ndaj Gjykatës Kushtetuese, nga ata që janë të frikësuar nga drejtesia dhe ndër të tjera ai ka theksuar se bashkë me të është kërcënuar edhe kryetarja e Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi.
LEXO: Kërcënohet me vdekje kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti