Skip to content
Aktualitet

OKB reagon për shembjen e Teatrit: Po ndjekim me shqetësim këtë çështje

· 2 min lexim

Shumë reagime janë bërë nga organizata, media të fuqishme botërore në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Kësaj çështjeje i bashkohet edhe dega e OKB në Shqipëri. Nëpërmjet një reagimi në Twitter, OKB se e ka ndjekur me shqetësim këtë çështje.

Në reagim bëhet thirrje për forcim të unitetit kombëtar, për rritjen e besimit mes autoriteteve dhe qytetarëve për të menaxhuar edhe pandeminë Covid-19.

“OKB në Shqipëri ka ndjekur me shqetësim tensionet e krijuara për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe thekson rëndësinë e forcimit të unitetit kombëtar dhe rritjes së besueshmërisë mes autoriteteve dhe qytetarëve, veçanërisht në menaxhimin e pandemisë COVID-19“, thuhet në reagim.

Edhe pse ditën e sotme pati vetëm një rast të ri me koronavirus, duhet të tregojmë shumë kujdes për mospërhapjen e tij, gjë kjo që me protestat e Teatrit Kombëtar u shkelën shumë rregulla të vendosura nga qeveria.

Ditën e djeshme, lidhur me Teatrin Kombëtar reagoi edhe nënkryetari i CDU, Johann Wadephul, një nga mbështetësit më të flaktë të Shqipërisë.

Shembja e Teatrit Kombëtar është dënuar edhe nga ish-presidenti i KE, Donlad Tusk, Komisioni Evropian, delegacioni BE në Tiranë dhe parti të ndryshme evropiane.