Arkitektët e Universitetit të “La Sapienza” në Romë, Marco Petreschi, Nilda Valentin, Antonino Saggio dhe Anna Bruna Menghini, kanë kritikuar ashpër ambasadën italiane në Shqipëri për faktin se nuk ndërhyri kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Ky i fundit u shemb mëngjesin e datës 17 maj, nga një operacion i beftë policor.
Nëpërmjet një dokumenti të nënshkruar, këta arkitektë janë shprehur se prishja e teatrit të çon mbrapa në kohë, kur kishat e xhamitë u shkatërruan nga dhuna politike e një sisitemi diktatorial.
Teatri Kombëtar ishte i njohur botërisht, sidomos nga përsosmëria arkitektonike italiane, e admiruar dhe e botuar në shumë libra shkencorë.
“Çfarë bën ambasada italiane dhe Instituti Kulturor lidhur në këto raste?
A nuk duhet të jetë detyra e tyre të ruajnë trashëgiminë artistike dhe arkitekturore italiane në Shqipëri?
Njëqindvjetori i lindjes së Tiranës si kryeqytet mund të ishte festuar në një mënyrë më të denjë. Kjo prishje të çon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshtim.
Çfarë diference ka sot me demokracinë shumë të mirënjohur shqiptare, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë?
Kjo ishte një punë e njohur botërisht e përsosmërisë arkitektonike italiane, e admiruar dhe botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë, të parafabrikatave të bëra në Milano dhe të montuara me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranën e asaj kohe.
Çfarë diferencë ka me regjimin e shekullit të kaluar kur edhe intelektualët që kanë kundërshtuar këtë masakër përfundojnë duke u zhvlerësuar dhe denigruar”?
Kështu shprehur në dokumentin tashmë të bërë publik, arkitektët e “La Sapienza” në Romë për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.