Skip to content
Aktualitet

Yuri Kim takohet me Ramën në Kryeministri

· 1 min lexim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.

Ende nuk dihet se për çfarë po diskutojnë Kim e Rama, por ditët e fundit çështja që ka ngjallur debate është shembja e Teatrit Kombëtar.

Kjo ngjarje ka sjellë protesta masive nga opozita, artistët dhe qytetarët e thjeshtë që për më shumë se dy vite mbrojtën kauzën për të mos u shembur Teatri Kombëtar.