Skip to content
Aktualitet

Pritej vendimi nga Gjykata, jepet masa e sigurisë për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës

· 1 min lexim

Tre ditë më parë u njoftua në media se ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ai ishte shpallur në kërkim prej nëntorit të vitit 2017-të.

Pak momente më parë në Gjykatën e Posaçme mbërritën edhe dy avokatë e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës,  ndërsa pritej vendimi për të.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Çelën pavarësisht pretendimeve të avokatëve të tij për të hedhur poshtë gjithçka.

Pas seancës avokati i Çelës, Petrit Ismaili në një kominikim me mediat, tha se nuk ishte e nevojshme një masë e tillë sigurie derisa akuzat e ngritura më herët nga Prokuroria janë hedhur poshtë.

Ende nuk dihet ku do mbahet Çela, ndërsa mësohet se deri tani ai ka qenë në ambientet e paraburgimit në drejtorinë e Policisë vendore të Tiranës.

Ish-drejtori i policisë akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.