Në 16:30 ka nisur protesta mbarëkombëtare e thirrur nga Alenca për Mbrojtjen e Teatrit, teksa tashmë kanë nisur tensionet në turmën e protestuesve, pasi janë hedhur kapsolla dhe janë dëgjuar dy shpërthime.
Më pas mbi turmë është ngritur një re tymi, teksa nga podium po flasin me radhë artistë dhe qytetarë, të cilët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për të larguar provokuesit nga turma.
Nga këto kapsolla janë lënduar disa protestues, mes të cilëve edhe gazetarja Soni Prifti Osmanaj.
Ajo ka pësuar një djegie mbi gju, ndërsa të pranishmit e tjerë i kanë dhënën ndihmën e parë duke e lyer me jod.
Pas hedhjes artistët bën thirrje për largimin e personave që provokojnë, siç i quajtën ata, ndërkohë personat që hodhën kapsollat u larguan nga turma.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm u shemb godina e Teatrit Kombëtar, ku pati përplasje të njëpasnjëshme gjatë ditës mes Policisë dhe protestuesëve. Në Polici janë shoqëruar dhjetëra aktivistë, aktorë e figura të opozitës, teksa kjo e fundit ka paralajmëruar për aksion opozitar.
Në 16:30 nisi protesta mbarëkombëtare e thirrur nga Alenca për Mbrojtjen e Teatrit ndërsa Policia gjatë gjithë ditës së sotme është përgatitur dhe ka blinduar me efektivë të gjithë zonën, ku do zhvillohet protesta. Lleshaj paradite zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë ku ka dhënë urdhër që të jenë mbi 1000 efektivë në protestë.