Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm u shemb godina e Teatrit Kombëtar, ku pati përplasje të njëpasnjëshme gjatë ditës mes Policisë dhe protestuesëve. Në Polici janë shoqëruar dhjetëra aktivistë, aktorë e figura të opozitës, teksa kjo e fundit ka paralajmëruar për aksion opozitar.
Në 16:30 nis protesta mbarëkombëtare e thirrur nga Alenca për Mbrojtjen e Teatrit ndërsa Policia gjatë gjithë ditës së sotme është përgatitur dhe ka blinduar me efektivë të gjithë zonën, ku do zhvillohet protesta. Lleshaj paradite zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë ku ka dhënë urdhër që të jenë mbi 1000 efektivë në protestë.
Tashmë kanë nisur incidentet tek Ministria e Brendshme, aty ku po zhvillohet një protesta, pasi disa protestuesë u qëlluan me njëri-tjetrit dhe në këtë moment, disa metra larg tyre, ndodhej edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Pas shpinës së tij, protestuesit nuk i kursyen grushtat, teksa sipas Dosja.al sherri ka ndodhur mes aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë dhe militantëve të Partisë Demokratike, pasi VV ka kundërshtuar praninë e Bashës në protestë.
Është dashur thirrja e regjisorit Robert Budina, i cili iu ka bërë thirrje protestuesve të shmangin incidentet dhe të qëndrojnë sa më të bashkuar. “Mos provokoni“,-tha Budina.
Sakaq, ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në protestën, teksa është fotografuar mes turmës, me një maskë të vendosur.
I rrethuar nga simpatizantët, të gjithë me dy gishtat lart kanë mbështetur ish-kryeministrin, i cili mungoi ditën e djeshme.
“O doktor hajde dhe njëherë të marrsha të ligat,”-i thotë një prej të pranishmëve.
Sakaq, mes protestuesve është vënë re edhe prania e ish-moderatores së emisionint “Njerëz të Humbur”, Aida Shtino, e cila me një video-live në Instagram tregoi se ishte në mbështetje të protestuesve.
Aktori Neritan Liçaj është ngjitur në podium ku ka mbajtur fjalën e tij, duke u shprehur se shpresa nuk vdes dhe se ajo e ka mbajtur dy vite tek Teatri.
Më tej, aktori u shpreh se ka fëmijë dhe për të ardhmen e fëmijëve duhet të luftojmë, t’i themi Shqipërisë që ne e duam shumë.
“Ai teatër u kthye në një tempull që I dha zë dhe jehonë shpirtit të njerëzve. Zoti kur e bëri këtë mendoj se ka qenë i dashuruar, sepse ëhstë shumë bukur. Ne do ta bëjmë akoma më të bukur, si qytetarë. Shpresa nuk vdes, më ka mbajtur dy vite tek Teatri. Unë kam fëmijë dhe për të ardhmen e fëmijëve të mi se mua nuk më ka mbetur shumë. Ne duhet të luftojmë, t’i themi Shqipërisë që ne e duam shumë. Ta shohim se si do të mbjellë e jot ë shkretëtojë. Sepse Rama dhe Veliaj, kanë shkretëirë brenda tyre jo zemër. Në nuk kemi shkretëtirë, kështu që ejani të mbjellim. Mund të bëni çfarë të doni, mund të sajoni skenarë, nuk ju opengoj dot, por rëndësi për mua është ajo çfarë bëj unë. Rëndësi ka që ne nuk na pengopni dot. Prandaj unë ju ftoj të gjthëve të thërrasim Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri.”