Një akisdent i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shushicë të qytetit të Gramshit.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, ku ka përfunduar në liqenin e Banjës.
Ende nuk dihet numri i saktë i personave që kanë qenë brenda në mjet, por njëri prej tyre është raportuar se ka humbur jetën.
Forcat zjarrfikëse, ato të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Shushicë, ndërsa vendi ku ra makina ka një thellësi rreth 40 metra.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik, apo identiteti i personit i cili ka humbur jetën.