Më prishjen e Teatrit Kombëtar ditën e djeshme, kryebashkiaku Erion Veliaj është kthyer në një nga personat më pak të pëlqyer në vendin tonë.
Në rrugët e Tiranës, ka ngado postera të Veliajt me mbishkrimin “Pështy këtu”.
Mesa duket, Veliajt nuk i kanë pëlqyer aspak këto foto dhe ka kërkuar menjëherë që këto postera të hiqen kudo që janë vendosur nga qytetarët dhe nga aktivistët që ishin kundër shembjes së teatrit.
Një video e publikuar në rrjet, shihet një efektive policie, e cila po heq posterat e pakëndshme të Veliajt, ndërsa kolegu i saj përpiqet që ta mbulojë me synimin që askush mos i shohë.
Kujtojmë se posterat filluan të viheshin në të gjithë Tiranën që prej ditës kur Bashkia kaloi në pronësinë e saj hapsirën ku ndodhej Teatri Kombëtar.