Pas diskutimeve të shumta kryeministri Rama ka lajmëruar ditën e sotme se në zonat e gjelbërta nga e hëna qarkullimi do të jetë i lirë, qoftë për lëvizjen me këmbë apo makinë.
Pra, në këto zona nuk do të kenë më fasha orari që kufizojnë lëvizjen pas një orari të caktuar, e ndërsa vijojnë të mbeten në fuqi në zonat e kuqe.
Megjithatë, kreu i qeverisë shtoi se në rast se do të ketë një rritje të numrit të infektuarve, siç ka ndodhur sot, zonat e gjelbra do të kthehen në të kuqe.
“Në të gjithë territorin ku janë zonat e gjelbra lëvizja është e lirë, me makinë, në këmbë, ose me kal. I lirë, ndërsa në zonat e kuqe rregullat ndryshojnë dhe do të mbeten kështu në varësi të numrat”, tha Rama.
Ndërkohë, nga hëna do të ndalohen vetëm 4 aktivitete, bëhet fjalë për transportit publik, aktivitetet sportive, kulturore dhe argëtuese, teksa pjesa tjetër do të jenë të gjitha hapur, sigurisht duke zbatuar protokollin e sigurisë.
LEXO: Vjen lajmi i madh! Nga e hëna hapet çdo gjë, përveç këtyre aktiviteteve