Me qëllim përballimin e pandemisë nga bizneset, qeveria shqiptare ka miratuar deri tani dy garanci sovrane.
Garancia e parë ishte me vlerë 11 miliardë lekë dhe mund të përdorej nga bizneset që duan të marrin kredi për të shlyer pagat e punonjësve deri në tre muaj, kurse garancinë e dytë, e miratuar disa ditë më parë, është me vlerë 15 miliardë lekë dhe do përdoret për sektorët e turizmit, fasonët dhe bizneset prodhuese.
Ministrja e Financave, Anila Denaj në një lidhje live për ”News24” tha se për garancinë e parë sovrane deri më tani janë 465 aplikime teksa janë alokuar 5.4 miliardë lekë, sa gjysma e intstrumentit 11 miliardë lekësh.
Sipas saj, janë edhe 57 kërkesa të tjera që po verifikohen nga bankat, teksa është shtyrë afati për normën e interesit dhe gjithë bizneset që kanë aplikuar për garanci sovrane normën e interesit do e kenë 0 pasi do e mbulojë shteti tërësisht.
”Kemi 465 aplikime dhe me një numër total 5.4 miliardë lekë, pak më shumë se gjysma e fondit. Janë disbursuar 57 kërkesa dhe po verifikohen nga bankat. është shtyrë dhe afati pasi me aplikimin e normës së interesit dhe me normën e dytë, është shtyrë dhe bizneset që do përfitojnë nga kjo garanci do marrin pa interes kredi.Ata që kanë pasur shqetësim për normën e interesin tashmë kjo nuk është më. Ishte nevojë teknike, pasi politikat e riskut të çdo banke vendosin për aprovimin e kredisë. Por kur 100% e interesit është nga shteti, dhe nga ana tjetër ka nevojë për stimul ne nevojën imediate ishte për të vlerësuar edhe riskun. Në garancinë e dytë ndajmë riskun me bankat, dhe bankat me 40% të interesit do jenë edhe më konservative dhe përjashtojnë ato biznese me kredi të këqija. Nuk bëhet fjalë për të hequr biznese, por për të rritur cilësinë.”- tha Denaj.
Denaj tha se nëse garancia e parë sovrane ishte për nevoja imediate dhe shteti mori 100% të interesit, tek e dyta risku ndahet me bankat, çka do të thotë se 15 miliardë lekët janë 60% nga ajo që do marrin bizneset kurse 40% do i marrin nga bankat dhe për këtë duhet të japin kolateral, por bankat s’mund të vendosin interes për këtë më lart se 5% pasi për këtë ka ndërhyrë qeveria.
”Ka disa preferenca. Nëse garancia e parë sovrane ishte për të paguar pagat, dhe për nevojën imediate që mos kishim presionin e mundshëm nga bizneset që të largonin punonjësit, në garancinë sovrane adresohet nevoja për likuditet. Ne po rihapim ekonominë. Bizneset tashmë po mendojnë si do vijojnë. Në këto kushte bizneset mund të mos kenë likuiditet të nevojshëm për riorganizim. Ka nevojë të kuptojmë që për bankierët afati duhet të jetë më i lartë, deri në 5 vjet. Në garancinë e parë dhe të dytë, kemi vendosur periudhën që biznesi nuk paguan principal. Tek e para, biznesi nuk do paguajë në 3 muaj. Tjetër hapësirë likuiditeti. Tek garancia e dytë sovrane ka 6 muaj hapësirë. Shuma e kredisë, për kapital qarkullues dhe për investime është më i lartë. 15 miliardë lekë është dhe përbën 60% të garancisë. 40% e jep banka. çdo biznes do të mendojnë çfarë kolaterali do të vendosë, pra për 40% plus të asaj që ka vendosur banka. ”- tha Denaj.