Studentët i janë rikthyer këtë të hënë protestave, pavarësisht zgjidhjes së dhënë nga kryeministri, pasi e duan me votën në parlament dhe jo me vendim të këshillit të ministrave.
Në protestën e sotme atyre u janë bashkuar dhe qytetarë, banorët e Astirit, minatorë , përfaqësues të shoqërisë civile, artistë etj.
Protesta e studentëve vijon që prej orës 10:00 para Kryeministrisë. Sipas tyre, VKM e miratuar nga Rama mund të ndryshojë çdo moment, ndaj për kërkesat e tyre kërkojnë “vulën” e parlamentit.
Sikundër kishin paralajmëruar surpriza, veç banderolës gjigande te Politekniku, studentët rreth orës 11:53 ndezën flakadanë para Kryeministrise, teksa këndonin dhe këngë atdhetare.