Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj u vu sot në qendër të mediave, pasi me deklaratën e saj të fundit shkaktojë zemërime tek artistët.
Gjatë një interviste për ‘ABC News’ Denaj u shpreh se edhe këngëtarët duhet ta konsiderojnë faktin që të punojnë në ndërtim, pasi ky sektor ka shumë nevojë për fuqi punëtore dhe kushdo që do të ndryshojë punën dhe do të ofrohet për të punuar në të mund të përfitojë shumë.
Kur u pyet nga moderatori, Enkel Demi, nëse fleksibiliteti në ndërtim vlen edhe për këngëtarët, që po vuajnë më së shumti pasojat e pandemisë, ministrja u shpreh: “Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim. Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët”.
Kaq ka mjaftuar që deklarata e saj të ‘pushtonte’ rrjetin, teksa reagimet e këngëtarëve nuk kanë vonuar.
Ndër të parët që ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres ishte Elton Deda dhe kitaristi Bledar Sejko, të cilët kanë ironizuar deklaratën e Denajt.
Më pas kanë reaguar edhe emra, si: Renis Gjoka, Eranda Libohova, Aurela Gaçe, Mariza Ikonomi, Eugent Bushpepa, etj.
Mirëpo, duket se e gjitha paska qenë një keqkuptim.
Denaj ka reaguar pas reagimeve që artistët patën kundër saj dhe me anë të një postim në Facebook, shkruan se deklarata e saj është keqkuptuar dhe i fton të gjithë që të dërgjojnë intervistën e dhënë sot në mëngjes.
“Të nderuar artistë të çdo fushe, që në çdo kohë na përcillni emocione. Ju ftoj të dëgjoni të plotë deklaratën time si Ministre në emisionin e mëngjesit, të gazetarit Enkel Demi. Duke shpresuar, që arti juaj të mos rreshtë kurrë së transmetuari në ambiente të hapura apo në platformat online, siç po ndodh sot në këtë kohë të COVID, mbetem me shpresën se komentet, që shtrembërojnë kontekstin nuk janë pjesë e kohës së humbur sot për asnjë nga ne. Përqafime ”, shkruan Denaj.
https://www.facebook.com/615661482210830/posts/937998453310463/