Vendimi i qeverisë për të kthyer truallin e Teatrit Kombëtar në një pronë të Bashkisë së Tiranës nuk është pritur aspak mirë nga Alenanca për Mbrojtjen e Teatrit, që është shprehur se nuk do e lejojë këtë gjë, e ka paralajmëruar përplasje e gjakderdhje, duke thënë se artistët do rezistonin dhe nëse do kishte dhunë nga ana e Policisë, ata do i përgjigjeshin me dhunë.
Ditën e sotme artistët e Teatrit Kombëtar zhvilluan një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka shprehur mbështetjen e opozitës për aktorët, që prej kohësh kanë bërë rezistencë dhe i kanë dalë në mbrojtje godinës së Teatrit Kombëtar.
Basha theksoi se nëse qeveria do t’i shkojë deri në fund marrëzisë së saj për të prishur Teatrin, do të marrë përgjigjen e merituar nga populli, që me sa la Basha të kuptohet, do të zhvillohen protesta masive.
“Ne do vazhdojmë t’i mbështesim artisëtët. Në kohën e pandemisë, kur shqiptarët presin mbështjetjen nga shteti, kur qytetarët presin që taksat që kanë paguar gjithë këto vite, t’ju kthehen, në subvencione, Edi Rama dhe banda e tij sulen për të grabitur TK, këtë godinë historike të Shqipërisë. Ndërkohë edhe në kohë pandemie, këto e kanë mbendjen për të vjedhur. Për më shumë se 1.5 vite, qytetarët, aleanca për mbr tear janë përballuar me dhunë, me represion. Këta nuk po mbrojnë pronën e tyre private, por atë publike. Çdo hap për prishjen e TK është akt lufte. Ndaj qytetarëve dhe jo vetëm ndaj artit dhe artistëve.”
Së fundmi, raportohet se degës numër 4 së PD-së në Tiranë, i është dërguar një mesazh i cili po qarkullon në media, ku i thuhet se Basha sonte do të qëndroj gjithë natën te Teatri Kombëtar, dhe se duhet të mobilizohen.
“Të nderuar demokratë dhe qytetarë të degës 4 Tiranë!
Kryetari Basha sot do të qëndroj gjithë natën te Teatri Kombëtare.
Degën tonë e ka përzgjedhur që ta shoqërojë.
Ju lutem me sa mundësi keni të mobilizohemi të jemi si i ka hije degës 4.
Në orën 20:30 do të jemi në sheshin e Teatrit Kombëtare”- shkruhet në mesazhin në fjalë.
Pas një debati gati 2-vjeçar, më 8 maj qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave ia kaloi Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një teatër të ri.
LEXO: Pas dy vitesh debat, qeveria merr vendimin për Teatrin Kombëtar