Skip to content
Të Gjitha

Ja kur do hapen konviktet për studentët që do rikthehen në Universitet

· 2 min lexim

Rezidenca Universitare Studentore nr 2 në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për studentët që qëndrojnë në këto konvikte.

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale thuhet se duke nisur nga e hënë e ardhshme, 18 maj, godinat e Sektorit Inxhinieri pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.2 do të rihapen për studentët.

Hapja e godinave do bëhet duke zbatuar me përpikmëri rregullat strikte të vendosura, sipas protokolleve dhe udhëzimeve bazuar në vendimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Më tej, në njoftim bëhet me dije se udhëzimet e përcaktuara do të gjenden të afishuara pranë godinave akomoduese, të cilat duhet të përmbushen me rigorozitet përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Kujtojmë se, ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi më 30 prill se studentët në prag diplomimi do të kthehen në auditore, 3-4 javë në qeshor, ndërsa provimet do t’i zhvillojnë në korrik dhe javën e parë të gushtit.

Ndërkohë, nga 25 gushti deri në fund shtatori do të kthehen në auditore studentët e viteve të ndërmjetme, kurse provimet do t’i zhvillojnë në tetor.

*NJOFTIM

Të nderuar studentë të Rezidencës Studentore Universitare Nr.2,

Duke iu referuar situatës në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, ju bëjmë me dije për vendimin e marrë në lidhje me rihapjen në shërbim të studentëve të godinave akomoduese të RSU2.

Duke filluar prej datës 18 maj, godinat e Sektorit Inxhinieri pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.2 do të rihapen për studentët, por duke zbatuar me përpikmëri rregullat strikte të vendosura, sipas protokolleve dhe udhëzimeve bazuar në vendimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Udhëzimet e përcaktuara do ti gjeni të afishuara pranë godinave akomoduese, të cilat duhet të përmbushen me rigorozitet përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Stafi i RSU2 do të jetë në çdo moment në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

Duke ju uruar më të mirat për ju dhe familjet tuaja, shihemi më 18maj!