Skip to content
Të Gjitha

Teatri Kombëtar: Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja çfarë do diskutohet të hënën

· 2 min lexim

Pas një debati gati 2-vjeçar, më 8 maj qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave ia kaloi Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një teatër të ri.

LEXO: Pas dy vitesh debat, qeveria merr vendimin për Teatrin Kombëtar

Pavarësisht se aktorë të shumtë, presidenti Ilir Meta, opozita e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk bën asnjë hap pas.

Ditën e djeshme situata u tensionua pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar informoi se Bashkia e Tiranës përmes 5 efektivëve u ka dërguar një letër ku u kërkon që të lirojnë godinën, që tashmë është pronë e saj.

Mirëpo, Aleanca është shprehur se nuk do e lejojë këtë gjë, e ka paralajmëruar përplasje e gjakderdhje, duke thënë se artistët do rezistonin dhe nëse do kishte dhunë nga ana e Policisë, ata do i përgjigjeshin me dhunë.

LEXO: Tensionohet situata tek Teatri Kombëtar! Policia çon akt-konstatimin, aktorët: Nuk tërhiqemi

Së fundmi, Dosja.al informon se mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila ishte planifikuar për tu zhvilluar nesër është shtyrë për të hënën, ku një ndër pikat që do diskutohet është dhe shembja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në dokument është dhe relacionin përkatës, i cili do të shqyrtohet nesër në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak ditën e hënë.

Kërkesa e Veliajt

Propozimi për shembjen e Teatrit Kombëtar është bërë nga kreu i bashkisë, Erion Veliaj, i cili ia ka dërguar kryetarit të Këshillit Bashkiak, Toni Gogu.

Kujtojmë se disa ditë më parë, u shpreh se vendimi i qeverisë është i duhuri dhe pronësia e truallit të Teatrit Kombëtar duhet të ishte e Bashkisë së Tiranës, duke shtuar se kjo e fundit nuk ka para për të ndërtuar teatrin e ri, por do marrë kredi dhe do të vijojë punën.

LEXO: Teatri Kombëtar, Veliaj: Nuk kemi para për godinën e re, por ja çfarë do bëjmë