Skip to content
Aktualitet

Abuzimi seksual në Fier, trondit 23-vjeçarja: I dashuri dhe shoku i tij më përdhunuan

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Fier, ku një 23-vjeçare u përdhunua nga dy të rinj që tashmë janë arrestuar.

Sot raportohen detaje të tjera lidhur me ngjarjen e denoncuar nga vetë e reja.

Vajza ka treguar se njëri prej abuzuesve është i dashuri i saj ndërsa tjetri shoku i tij.

Sipas vajzës, ngjarja ka ndodhur në 5 maj, por ajo e ka denoncuar ditën e djeshme pasi dy përdhunuesit i kërkonin një shumë të madhe parash.

Mësohet se 23-vjeçarja prej kohësh ishte në një lidhje me njërin prej autorëve të abuzimit seksual.

Ajo ka treguar se para disa ditësh i dashuri e kishte ftuar në shtëpinë e tij. Ndërsa kur ishte futur në banesë pa se me të ishte dhe shoku i tij.

E reja ka rrëfyer se sapo mbërriti në banesë mes të treve kishte nisur diskutimi për një shumë parash, ndërsa të rinjtë i kanë kërkuar t’ua siguronte nga të afërmit pasi kishin shumë nevojë.

23-vjeçarja e kishte refuzuar një gjë të tillë. Ky ka qenë edhe shkaku i zemërimit të dy të rinjve që nxiti përdhunimin e të resë.

Pasi e kanë përdhunuar e kanë lënë të lirë të shkojë ndërsa vajza në gjendje të rënduar psikologjike u ka treguar familjarëve dhe së bashku kanë bërë denoncimin.

Në prangat e policisë ranë shtetasit me inicialet, M.G. 26 vjeç dhe O.A. 25 vjeç.