Pas një debati gati 2-vjeçar, më 8 maj qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave ia kaloi Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një teatër të ri.
LEXO: Pas dy vitesh debat, qeveria merr vendimin për Teatrin Kombëtar
Pavarësisht se aktorë të shumtë, presidenti Ilir Meta, opozita e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk bën asnjë hap pas.
Së fundmi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar deklaron se Bashkia e Tiranës përmes 5 efektivëve u ka dërguar një letër ku u kërkon që të lirojnë godinën, që tashmë është pronë e saj.
Fillimisht, ata kanë pasur disa debate, por më pas gjendja është qetësuar.
Kanë qenë aktivistët e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit që kanë treguar se çfarë ka ndodhur, duke shkruar në një status në Facebook se Policia ka kërkuar që të futet në godinë dhe të ekzekutojë Vendimin e Këshillit të Ministrave.
“Në bazë të vendimit nr 15 3037 /1 të datës 12,.5 2020 për marrien në dorëzim të pasurisë 1/ 241 ZK 5380, Teatri Kombëtar Inspektori Elton Dermishi, prezent edhe inspektori Kujtim Llapaj”-shkruhet në shkresën e vendosur në derën e TK-së.
https://www.facebook.com/110243613751205/videos/1622400324575332/
Aktivistët u bëjnë një thirrje qytetarëve të Tiranës që të shkojnë tek Teatri, pasi Policia po kërkon që të futet në ndërtesë.