Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg Alfred Kazanxhi 35-vjeç, personi i cili dyshohet se ka dhunuar fëmijën 3 vjeçar të bashkëjetueses së tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 24 prill, dhe pasi u dhunua, fëmija u dërgua në spital me plagë të rënda në kokë, brinjë të thyera e organe të brendshme të dëmtuara.
Gjatë kohës kur Kazanxhiu e ka dhunuar fëmijën, nëna e 3-vjeçarit kishte shkuar për të bërë pazar, teksa 35-vjeçari ka mohuar akuzën në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, më 27 prill kur u la në burg.
35-vjeçari ka deklaruar se djali ka pësuar fraktura pasi ka rënë nga krevati, mirëpo fqinjët kanë treguar se edhe më herët fëmija ka pasur shenja në fytyrë e trup, kurse mjekja që e ka ekzaminuar ka deklaruar se është rrahur.
Dhunimi i 3-vjeçarit u denoncua fillimisht nga vetë halla e të voglit, që akuzonte nënë e tij (ish-gruan e të vëllait) se kishte dhunuar djalin bashkë me partnerin e saj aktual.
Vetë nëna e 3-vjeçarit, Alba Kapaj Hoxha, tregon se nuk ka qenë në shtëpi në atë moment, por kur është kthyer e ka gjetur të birin me shenja.