Skip to content
Të Gjitha

Arrestohen dy shqiptarë në Britani: Mendohet të jenë pjesë e një bande me bazë në Elbasan (Pamjet)

· 2 min lexim

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike ditën e sotme, pasi akuzohen për transport të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për Mikelian Baca dhe Egli Hazizolli, dy të rinjë nga qyteti i Elbasanit, që kishin ndaluar në një nga rrugët e Londrës, në momentin kur Policia bëri prangosjen e tyre.

Efektivët kanë gjetur në makinë afro 14 kilogramë kokainë të klasit A dhe  200 mijë paund.

Nga hetimet e para, dyshohet se dy shqiptarët janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, baza e të cilit gjendet në qytetin e Elbasanit, megjithatë akuzat nuk janë pranuar nga asnjëri prej tyre.

Para hetuesve ata janë shprehur se janë transportues të kokainës, megjithatë nuk kanë dhënë asnjë detaj se ku furnizoheshin dhe ku e shisnin ‘mallin’.

Mikelian Baca, 26 vjeç dhe Egli Hazizolli, 24 vjeç, u shpallën fajtor nga Gjykata e Harrow Crown më 6 maj për “Posedim dhe tentativë shitje droge klasi A” dhe “Pastrim parash”, ndërsa dënimi për ta do të jepet më 1 qershor, raporton Dosja.al.

https://www.dailymotion.com/video/x7tvybn

Kujtojmë se në një raport të publikuar nga Ministria e Drejtësisë britanike rezulton se shqiptarët janë nacionaliteti i parë me më shumë të burgosur në Britaninë e Madhe krahasuar me nacionalitetet e huaja.

Referuar të dhënave të raportit, numri i shqiptarëve në burgjet britanike është rritur 4-fish në raport me vitin 2013, duke përbërë një të dhjetën e personave me shtetësi të huaj në Angli dhe Uells.

LEXO: Burgjet angleze ‘mbipopullohen’ nga shqiptarët, ja krimet që bëjnë më shpesh