Skip to content
Bota

Covid-19: Itali, dyfishohet numri i rasteve të reja për 24 orë

· 2 min lexim

Java e dytë e fazës së dytë të bashkëjetesës me Covid-19 ka shënuar një kurbë të qëndrueshme për Italinë, pasi prej ditësh numri i viktimave dhe rasteve të reja po shkon drejt uljes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 172 viktima, nga 179 që u shënuan dje, duke e çuar në 30,911 numrin total të tyre.

Sakaq, është rritur numri i rasteve pozitive pasi janë regjistruar 1,402 raste të reja, nga 744 që u raportuan dje dhe tashmë përtej Adriatikut numërohem 221, 216 të infektuar.

Aktualisht, në Itali janë 81,299 raste aktive me koronavirusi, pasi prej ditësh numri i të shëruarve është më i madh.

Javën që lamë pas, pas dy muajve izolim Italia  është  futur në fazën e dytë të pandemisë, pasi ka nisur lehtësimi i masave që ka rikthyer rreth 4 milionë njerëz  në punë.

Të gjithë ata që do të rikthehen në punë, janë mes moshës 40 dhe 49 vjeç, por e përkthyer në përqindje,  70% e atyre që kthehen në punë i përkasin grupmoshës 50 dhe 59 vjeç dhe për 60% ndaj atyre mbi 60 vjeç.

Po ashtu, njerëzit mund të vizitojnë të afërmit e tyre, ndërsa miqtë janë të përjashtuar, teksa

Sakaq, tani e tutje, seancat e provimeve dhe seancat e diplomimit mund të zhvillohen me pjesëmarrjen fizike “me kusht që të ketë një organizim hapësirash dhe praktikë të tillë që të minimizojnë rrezikun e afërsisë që janë miratuar në kuadër të masave të organizative të parandalimit dhe mbrojtjes nga Covid-19.

Sa i përket transportit publik distanca është e detyrueshme dhe duhet që gjithmonë të mbahet maska mbrojtëse.