Skip to content
Aktualitet

Taulant Balla-infermierëve: Falë jush jemi të parët në Europë për numrin e jetëve të humbura

· 2 min lexim

Një deklaratë e deputetit të Partisë Socialise, ka çuditur jo vetëm mjekët në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, por edhe gazetarët e popullin që ka dëgjuar fjalët në deklaratën e tij.

I shoqëruar nga deputetja e Durrësit, Klodjana Spahiu, deputeti Balla shkoi sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” për të falenderuar infermierët për ndihmën e dhënë në situatën e koronavirusit, por mesa duket deputeti është ngatërruar me fjalët e tij.

Balla është ndërprerë edhe nga gazetarja e “Syri.net”, e cila e ka pyetur se përse nuk janë shpërblyer mjekët në rrethe njësoj si në kryeqytet.

Deputeti i është përgjigjur me arrogancë gazetares ndërsa i ka thënë “Bëji të fala Çimit”.

Në minutën 01:38 të videos së publikuar, dëgjohet debuteti Taulant Balla i cili shprehet ndaj infermierëve të pranishëm se falë tyre, ne jemi vendi i parë në Europë për numrin e jetëve të humbura.

Deputeti Taulant Balla shprehet:

“Faleminderit! Falë jush dhe falë kujdesit tuaj të veçantë, ne jemi ndër vendet  e para, në mos i pari në Europë përsa i përket numrit të jetëve të humbura edhe pse cdo jetë e humbur është fatkeqësi jo vetëm për atë familje por për çdo familje shqiptare. Sot ne kemi mundësinë të shohim përpara”.

https://www.facebook.com/syrimedia/videos/276285290080659/