Një lajm i mirë vjen nga qeveria e Kinës, pas frikës së një vale të dytë nga koronavirusi.
Kina nuk ka raportuar asnjë person të prekur me koronavirus ditën e sotme.
Lajmi i mirë vjen nga Wuhan, pasi qeveria kineze ka urdhëruar testimin e të gjithë banorëve edhe në dhjetë ditët e ardhshme për të parandaluar një shpërthim të ri të virusit të tmerrshëm që u ka marrë jetën mijëra njerëzve në të gjithë botën.
Kina po mban çdo gjë nën kontroll, por sërish ekziston frika e rikthimit të virusit.
11 milion qytetarë të Wuhan-it do të testohen për dhjetë ditët e ardhshme për të shmangur rikthimin e mundshëm të infeksionit vdekjeprurës që izoloi për disa muaj gjithë shtetet e botës.
Në Wuhan 3869 njerëz humbën jetën si pasojë e Covid-19 dhe 50339 janë infektuar deri më tani.