Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar raportin e fundit, në të cilin parashikon se ekonomia shqiptare këtë vit do të pësojë goditje të madhe si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Kjo goditje do të vijë si pasojë e mungesës së turizmit, në të cilin Prodhimi i Brendshëm Bruto do të bjerë me 9%.
Raporti i fundit i bankës parashikon ringritje të shpejtë, por me ndikim afatgjatë politik dhe shoqëror.
“Rimëkëmbja do të varet nga relaksimi gradual i masave kufizuese për frenimin e virusit dhe kthimi në normalitet gjatë gjysmës së dytë të vitit,” thekson raporti ku nënvizon se parashikimet ndikohen nga pasiguria që nuk duhet të jetë.
Ekonomistja Beata Javorcik është shprehur se bota do dalë gradulasiht nga kjo krizë por duhet edhe bashkëpunim midis vendeve.
Dalja nga kriza, sipas saj është një sfidë më vete, ndaj dhe është koha për të ndërtuar një të ardhme nëpërmjet zotimit për tregtinë e lirë.
Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se kjo rënie e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të ketë ndikim modest në periudhën afatgjatë të veprimtarisë ekonomike, ndërsa rritja do të rikthehet gradualisht në tremujorin e tretë.
Kjo goditje do të ketë ndikim afatgjatë politik dhe shoqëror.