Skip to content
Aktualitet

“Nuk përballojmë jetesën”, punonjëset e fasonerisë në Vlorë protestojnë për pagën e luftës

· 1 min lexim

Punonjëset e një fasonerie në Vlorë kanë dalë në protestë ditën e sotme për pagën e luftës.

Të indinjuara, ato janë shprehur se kanë punuar me orar të reduktuar gjatë kësaj periudhe dhe se pagat e tyre nuk u dalin për të përballuar jetesën.

Punonjëset janë ankuar edhe për kushtet e këqija të punës në të cilat kanë punuar gjatë periudhës së rrezikshme të virusit.

“Pa maska, pa doreza, ose i vinim kur vinin kontrolle”, është shprehur njëra nga punonjëset e fasonerisë.

Ato janë interesuar në institucionet përkatëse për përfitimin e pagës së luftës, në të cilat u është pohuar se e përfitojnë.

Nga ana tjetër, ekonomisti dhe administratori i firmës nuk e kanë bërë ende aplikimin e pagës së luftës për punonjëset.

Në fabrikën ku ato punojnë ka rreth 300 punonjës, të cilët deklarojnë se kanë punuar me orare tepër të reduktuara.