Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë doli në një konferencë para mediave për të publikuar raportin në lidhje me numrin e të prekurve në Shqipëri nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit, numri i personave të prekur me Covid-19 ishte katër, e ndërsa Berati u shpall “zonë e gjelbër”
Sipas “Balkan Web”, një rast i ri me koronavirus është identifikuar në Berat dhe se personi i infektuar është një punonjëse e Ujësjellësit të këtij qyteti.
Ekonomistja e këtij institucioni, prej tre ditësh kishte pasur temperaturë të lartë. Nga kjo arsye i ishte nënshtruar edhe testit të Covid-19, nga i cili ka rezultuar pozitive.
Mësohet se punonjësja e Ujësjellësit të Beratit është vetëizoluar në banesën e saj.
Po ashtu, punonjësit e tjerë të Ujësjellësit po i nënshtrohen analizave, për të bërë të ditur nëse ka të prekur të tjerë nga koronavirusi.