Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka publikuar kalendarin e riatdhesimeve për datat 14 deri në 20 maj, për të gjithë shqiptarët e bllokuar jashtë shtetit dhe anasjelltas.
Udhëtimet do të kryhen vetëm me Air Albania dhe qytetarët duhet ta prenotojnë fillimisht biletën, duke iu referuar orareve të mëposhtme.
Oraret dhe destinacionet e fluturimeve të riatdhesimeve më 14-15 maj:
14 maj në orën 07:40-08:25 fluturimi Stamboll-Tiranë
14 maj në orën 15:17:05 fluturimi Tiranë-Milano
14 maj në orën 18:10-20:15 fluturimi Milano-Tiranë
15 maj në orën 07:15-08:40 fluturimi Tiranë-Romë
15 maj në orën 09:50-11:15 fluturimi Romë-Tiranë
15 maj në orën 15:00-17:05 fluturimi Tiranë-Milano
15 maj në orën 18:10-20:15 fluturimi Milano-Tiranë
Oraret dhe destinacionet e fluturimeve të riatdhesimeve më 16-18 maj:
16 maj në orën 12:00-14:30 fluturimi Tiranë-Frankfurt
16 maj në orën 15:30-18:15 fluturimi Frankfurt-Tiranë
16 maj në orën 15:30-18:15 fluturimi Frankfurt – Tiranë
17 maj në orën 12:00-14:15 fluturimi Tiranë – Zyrih
17 maj në orën 15:15-17:15 fluturimi Zyrih – Tiranë
18 maj në orën 12:00-14:00 fluturimi Tiranë – Londër
18 maj në orën 15:00-19:05 fluturimi Londër – Tiranë
Oraret dhe destinacionet e fluturimeve të riatdhesimeve më 19-20 maj:
19 maj në orën 12:00-14:45 fluturimi Tiranë – Paris
19 maj në orën 15:45-18:15 fluturimi Paris – Tiranë
20 maj në orën 07:15-08:40 fluturimi Tiranë – Romë
20 maj në orën 09:50-11:15 fluturimi Romë – Tiranë
20 maj në orën 15:00-17:05 fluturimi Tiranë – Milano
20 maj në orën 18:10-20:15 fluturimi Milano – Tiranë.
Kujtojmë se operacionet e para të riatdhesimit në vendin tonë kanë nisur në fund të marsit me Greqinë dhe Italinë, për t’u zgjeruar pastaj në vende të tjera ku ka pasur më shumë shqiptarë të bllokuar.
Nëse fillimisht të riatdhesuarit duhet të karantinoheshin në hotel, me vendimet e fundit të qeverisë, duke filluar nga sot ata mund të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë.