Java e dytë e fazës së dytë të bashkëjetesës me Covid-19 ka shënuar një kurbë të qëndrueshme për Italinë, pasi prej ditësh numri i viktimave dhe rasteve të reja po shkon drejt uljes.
Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 179 viktima dhe 744 raste pozitive, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 30,738, ndërsa të të prekurve në 219,814.
Megjithatë, 82,488 janë raste aktive me koronavirusi, pasi 106,587 pacientë ia kanë dalë ta mposhtin atë, 1,401 prej të cilëve vetëm sot.
Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 13,539, 999 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Në Lombardi, rajoni më i goditur, janë shënuar 64 viktima dhe 364 persona të infektuar.
Deri më sot në Itali janë kryer 2,606,652 tampone.
Nga ana tjetër, qveria italiane pritet të aprovojë gjatë orëve në vijim planin ekonomik për lançimin e ekonomisë pas dëmeve kolosale që pandemia po shkakton në të gjitha sektorët prodhues e tregtarë.