Duket se izolimi i gjatë në shtëpi për shkak të Covid-19 është bërë i padurueshëm për shumë shoqëri, teksa akuza të shumta janë hedhur në drejtim të qeverive të ndryshme se po përdorin situatën për të vënë nën kontroll shoqëritë.
Karantina dhe masat kufizuese janë parë si praktika që cënojnë të drejtën themelore të njerëzve, lirinë, dhe ditët e fundit në disa shtete ka patur protesta lidhur me masat e marra.
Më 9 maj , në ditën e Europës, edhe në vendin tonë, aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar kundër këtyre masave shtrënguese të ndëmarra nga qeveria.
Gjatë manifestimit një incident bëri xhiron e rrjetit, pasi aktivistja Ira Kurti pati një konfrontim me Policinë, që donte ta dërgonte në komisariat por hasi në rezistencën e Kurtit.
Së fundmi, Kurti ka zbardhur detaje të reja nga ajo ditë, duke treguar se blutë tentuan ta marrin me forcë për në komisariat dhe se një police femër i ka vendosur thonjtë në fyt, raporton Dosja.al.
“Një police erdhi dhe më futi thonjtë në fyt, unë i thashë që je vajza ime, më tha që unë e kam për turp të jem bija jote. Unë nuk jam anëtare partie dhe as simpantizante. Kjo qeveri këto 30 vite ka dështuar të instalojë një vend demokratik. Ne nuk kemi një mësim në shkolla për të drejtën e individid, mos të fyejmë dhe të dënohemi nga ligji. Në demokraci një njeri do të dënohet po dhanë deklarime të rreme. Kam dhimbje në trup, por këto do të shërohen. S’ka rëndësi kush jam unë, nuk ka rëndësi çfarë kontributi i kam dhënë unë këtij vendi. Unë e kam shkel ligjin, nëse një gjykatë mua më dënon, dua ta vuaj burgun. Por për disa punon ligji dhe për disa maliqi. Unë jo, nuk e di që një grup avokatësh, që e morën këtë nismë, të na bënin mish për top. Unë këto gjëra i di sepse kam eksperiencë jete.
Më tej, ajo ka treguar se Policia e ka dhunuar pa të drejtë dhe nuk nuk e kanë trajtuar si duhet as në komisariat, duke akuzar se ligji funksionon vetëm për disa persona.
Kurti tregoi se nuk i kanë thënë se ka thyer ligjin, por sipas saj akuza ishte që është organizatore e një tubimi të paligjshëm dhe ka rezistuar ndaj uniformave në policisë.
Unë nuk kam bërë thirrje të mos respektohet uniforma. Çdo gjë është e jashtligjshme, ligji e thotë që në një protestë të jashtligjshme, nëse personi nuk bindet, por unë po ecja vetë. Unë thoja mos më shtyeni sepse eci vetë. Unë i thash që jam shtetase e huaj, kam edhe një fëmijë aty. Më hoqi duart dhe më solli policët, nuk kishte numrin, isha e ulur nuk më mbanin gjunjët, më vinte shumë zor. Ne nuk patëm mundësi me folur. Ne nuk thamë asnjë fjalë për 9 majin. Sapo erdhi avokati Altin Koçe dhe na tha nëse vjen polici, jepini këtë letër, por nuk na lanë. Edhe avokatin nuk e lanë me fol. As mua nuk më kanë dhënë përgjigje. Nuk më kanë thënë që kam thyer ligjin. Akuza ishte që unë jam organizatore e një tubimi të paligjshëm dhe kam rezistuar ndaj uniformave në policisë. Unë nuk e di sepse nuk kam foluar as me asnjë avokat. Unë ç’ka po them i them nga dijet personale”, u shpreh Ira.