Mbrëmjen e djeshme Policia e Elbasanit ka gjetur një makinë të djegur në fshatin Gracec.
Mjeti i djegur ishte pa targa dhe është gjetur në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë, në një zonë që lëvizjet janë të pakta dhe dyshimet e para të bluve ishin se kjo makinë mund të jetë përdorur për kryrjen e krimeve dhe djegja është bërë për të humbur gjurmët.
Pas këqyrjes së makinës në vendin e ngjarjes, ajo është transportuar me karroatrec në Drejtorinë e Policisë për hetime të mëtejshme.
Pas hetimeve të kryera, Policia ka njoftuar ditën e sotme se ngjarja ka qenë aksidentale dhe makina i përket Kristi Bardhit, i cili bashkë me familjen janë pronarë të një servisi makinash në Elbasan.
“Në orët e vona të së shtunës në Gracen të Elbasanit në segmentin e që tashmë njihet si rruga e vjetër Elbasan-Tiranë është gjetur një automjet tip Peugeot 307, me targa AA 352 TK i djegur pothuajse plotësisht. Në fillim u dyshua se ishte nje djegje e qëllimshme e makinës pasi mund të ishte përdorut në ndonjë ngjarje kriminale. Policia gjatë ditës së sotme ka shpërndarë informaicon duke sqaruar se djegjja ka qenë aksidentale.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.