Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar për publikun shqiptar mbrëmjen e sotme disa detaje rreth kriminalitetit në vendin tonë.
Hoxha tha se vendin e parë për nivelin më të lartë të kriminalitetit në Shqipëri e mban Shkodra, e cila sipas tij ka shumë vrasës në qarkullim.
Ndërsa, qyteti më i organizuar është Fieri, sepse aty bëhet lëvizja më e madhe e lëndës narkotike, ndërsa asnjëherë nuk kuptohet kur tarfikantët kanë konflikte mes njëri-tjetrit.
“Qytetet më të frikshme për mua, më problematike ku kanë ndodhur vrasje që unë i quaj të shmangshme është Shkodra, kemi vrasës në qarkullim. Unë jam i kujdesshëm kur shkoj në Shkodër, për shkak edhe të punës sime. Ka ardhur duke u sofistikuar. Më përpara e kshin me njëri-tjetrin, ndërsa sot janë bërë më të sofistikuar se media është bërë bezdisësë për ta. Është Vlora ku ka pausr shumë zhdukje kufomash. Qyteti më i organizuar në Shqipëri është Fieri, ka qenë dhe do jetë. Është destinacioni ku është lëvizja më e madhe e lëndës narkotike. Nuk e merr vesh që aty ka konflikt mes tyre”, tha gazetari.
Më tej, gazetari shtoi se në Shqipëri nuk ka familje mafioze dhe as kartele dhe kjo sipas tij i dëmton për të mos u bërë të mëdhenj, por nga ana tjetër kjo i ndihmon të jenë të suksesshëm.
“Në Shqipëri nuk kemi familje mafioze, kemi nuanca. Kemi nuanca të karteleve, por nuk kemi kartele, sepse kriminaliteti shqiptar ka një veçanti, kjo e njëkohësisht e dëmton për tu bërë i madh, por e ndihmon për të qenë i suksesshëm. Kriminaliteti shqiptar ka një organizim horizontal. Ndërkohë familjet mafioze kanë organizim vertikal. Grupet mafioze shqiptare nuk funksionojnë kështu. Nëse në Itali policia shkatërron një grup shqiptarësh prej 20 vetash, nuk është se e shpërbën. Pas një muaji aty vjen një grup tjetër. Kriminaliteti shqiptar nuk goditet si Cosa Nostra, sepse nuk ka kokë. Fieri ka grupet e veta, Shkodra të vetat, Tirana të vetat.
Sakaq, nisur nga raportet e huaja që tregojnë praninë e grupeve mafioze edhe jashtë kufijve shqiptarë, Hoxha u shpreh se shqiptarët tërheqin vëmendje sepse janë shumë të ashpër.
Madje sipas tij mes marrëveshjes dhe plumbit, shqiptarët zgjedhin këtë të fundit.
“Grupet shqiptare kanë tërhequr vëmendjen se janë shumë të ashpër. Grupet shqiptare njihen në të gjithë botën se nëse do duhet të zgjedhin mes një marrëveshje dhe plumbit, zgjedhin plumbin. Para se të ndodhte ajo e Lazaratit kishte shumë njerëz që kishin qejf kur u dilte emri në media se e quanin si marketing, sot është e kundërta. Sot nuk duan, se e dinë që nëse të del emri në media është e vështirë për të punuar. Shqiptarët nuk kanë një limit, nuk ngopen kurrë që të dalin te parët, nuk kanë një limit. Dhe elementi tjetër është se ne i kemi mosha të reja,a ata fillojnë blejnë makina, zënë të dashura personazhe të njohur. Janë vrarë shqiptarë në Ekuador, ne jemi shumë të ashpër dhe kjo do të thotë se jemi akoma na faza primitive të krimit. Një vrasje ekspozon mediat. Presioni që kam unë dhe të gjitha mediat, është që mos na përmendni, mos na bini në qafë.”