Skip to content
Të Gjitha

Manastirliu: Nga 1 qershori hapen çerdhet dhe kopshtet

· 2 min lexim

Me mbërritjen e koronavirusit në vendin tonë, edhe kopshtet e çerdhet mbyllën dyert për të vegjëlit, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Mirëpo, në bazë të masave të reja lehtësuese dhe nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çedheve dhe e kopshteve publike dhe private.

Në një video live në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dha lajmin duke shtuar se protokollet do prezantohen në ditët në vijim.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për cdo strukture të kopshteve dhe cerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë insitucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.
Më herët ministrja ka lajmëruar vijimin e mësimit online për klasat e 1-11 dhe kthimin e maturantëve në bankat e shkollës.