Drejtori i Tirana International Airport Costandin Von Alvensleben është paraqitur në një komisarit të kryeqytetit ku ka bërë kallëzim ndaj një shtetasi që e ka goditur me gurë.
Sipas Euronews, kallëzimi i referuar në polici nga Alvensleben raporton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në orën 8 e 30 minuta në rrugën “ Dritan Hoxha ”, teksa ky i fundit ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.
Bëhet me dije se një i ri i maskuar me një kapuç i është afruar duke e qëlluar me gurë por fatmirësisht veç dëmeve materiale, Alvensleben, nuk ka pësuar dëmtime fizike.
Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen duke vëzhguar pamjet e dhjetëra kamerave sigurie të bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja ndërsa motivet mbeten të paqarta.
Ndërkohë vetë drejtori TIA-s ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo për shkak të detyrës.
Më poshtë është fotoja e autorit të dyshuar i cili është shpallur në kërkim nga policia ndërsa në pyetje janë marrë disa dëshmitarë.
Megjithatë, vlen të theksohet se puna si drejtor i TIA-s imponon presione nga kahe të shumta dhe ndonëse Alvensleben ka deklaruar se nuk ka konflikte personale, ky mund të jetë një kërcënim për shkak të detyrës.
Një veprim i tillë që nxjerr në pah pasigurinë që ekziston në vendin tonë për persona me poste të tilla, çka mund të përkeqësojë imazhin e Shqipërisë ndaj investitorëve të huaj.