Po priste autobuzin, infermierja shtatzënë përdhunohet nga emigranti senegalez në Napoli
Në infermierë shtatzënë është përdhunuar në Itali nga një emigrant, ndërsa po kthehej në shtëpi pas pune.
Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 3 të pasdites në qytetin e Napolit, në një stacion autobusi.
Infermierja tregoi për “La Repubblica” 45 minutat e tmerrit.
“Ai përsëriste, më ler ta bëj, ose do të vras. Qëndro në këmbë, mos bërtit. Ishte sa dyfishi im, dhe ishte peshuar pas meje. Ai u acarua sespse xhinset e mia ishin shumë të ngushta dhe nuk po i hiqte dot”, tha ajo.
Infermierja 48 vjeçare punon në departamentin e Psikiatrisë, për kurimin e personave që kanë pësuar trauma për shkak të koronavirusit.
Ajo tregon se pa një grua duke ecur në anën tjetër të rrugës dhe bërtit për ndihmë, por kalimtarja nuk e dëgjoi.
Infermia vijon më tej duke thënë se qëndroi për një orë në stacionin e metrosë “Corso Arnaldo Lucci duke pritur autobusin, kur një emigrant nga Senegali kapërceu gardhin, vrapo drejt saj dhe e kapi nga krahu.
Duke menduar se do ta grabiste, ajo i dha çantën, por emigranti tha se donte tjetër gjë.
Më pas ai e rrëzoi përtokë, i vuri dorën në gojë dhe u zemërua, pasi infermierja bëri rezistencë.
Kjo e fundit i rrëfeu se ishte shtatzënë, kërkonte të pinte ujë dhe nuk po merrte dot frymë, megjithatë senegalezi nuk ia vuri veshin dhe vazhdoi që t’i hiqte xhinset.
Në një moment, ai u përpoq që ta kapte për fyti, ndërsa i kishte shkaktuar plagë në kurriz.
Ai u ndal vetëm në momentin kur erdhi autobusi dhe shoferi filloi t’i bërtiste.
Forcat e armatosura erdhën menjëherë dhe rrethuan senegalezin, derisa erdhi policia.