Në bazë të lehtësimit të masave parandaluese të Covid-19, berëberët, parukeritë dhe qendrat estetike pritet të hapën të hënën e ardhshme, më 11 maj.
Ashtu si për çdo kategori tjetër, edhe për këto biznese në portalin e-Albania parashikohet një protokoll, sipas së cilit duhet të ndërmerren një tërësi masah, në mënyrë që të shmanget infektimi mes punonjësve dhe mes klientëve.
Regullat parashikojnë që asnjë person, i cili e ka temperaturën më të lartë se 37.5, nuk duhet të futet në ambient dhe nuk duhet t’i ofrohet asnjë lloj shërbimi.
Sipas protokollit për çdo 10 metra katrorë t’i shërbehet një klienti, teksa në hyrje të çdo subjekti duhet të vendosen shishe me dezinfektues, në mënyrë që klientet që hyjnë e dalin, të dezinfektohen dhe më pas të marrin shërbimin.
Për çdo klient sugjerohet përdorimi i letrave njëpërdorimëshe në poltronë dhe në mungesë të saj, dezinfektimi i poltronit.
Gjithashtu duhet bërë dezinfektimi i mjeteve të punës, krehër makinë, tharëse, etj, pas çdo përdorimi, apo edhe i kompjuterave, në rast se ërdoren.
Për të gjithë klientët që futen me këpucë në subjekt, duhet të pajisen me qese njëpërdorimëshe në këmbë, të cilat hidhen, pasi klienti merr shërbimet.
Gjithashtu rekomandohet pagesa me kartë krediti, duke shmangur paratë kesh.