Më 28 prill, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, teksa njoftoi vijimin e procesit mësimor të ndërprerë më 9 mars për shkak të pandemisë, bëri me dije se të vetmit që do rikthehen në bankat e shkollës më 18 maj deri më 5 qershor janë maturantët.
Maturantët do orientohen mbi provimet e maturës, ku nuk do përfshihen mësimet e zhvilluara nga shtëpia, teksa provimet do realizohen mes datave 8 dhe 18 qershor, nën masat striket dhe rregullave të pandemisë dhe provimet do bazohet tek njohuritë e marra nga klasa e 10 deri në klasën e 12, para pandemisë, si edhe do ketë lehtësime.
Pasditen e sotme, Shahini tregoi si do rikthehen maturantët në shkollë, duke bërë me dije se në klasa do jenë maksimumi 12 nxënës, duke ruajtur distancën prej 2 metrash dhe po ashtu do merren masa për higjienizimin e klasave.
Në një intervistë për Abc News, Shahini bëri me dije se klasat do të jenë të pastra dhe se do të merren parasysh të zbatohen të gjitha kushtet higjieno-sanitare.
“Duke marrë parasysh që ka shumë nxënës vendosëm të kthejmë edhe klasat e tjera. Ata do jenë maksimumi 12 nxënës në klasë duke ruajtur distancën prej 2 metrash dhe do merren masa për higjienizimin e klasave. Do jenë disa masa që do merren që nxënësit dhe mësuesit të jenë të sigurtë. Ajo çfarë ne duam të sigurojmë është që çdo shkollë të ketë mjetet e nevojshme për të kryer pastrimin. Klasat do të jenë të pastra. Nëse nxënësit ndihen se mund ta bëjnë provimin pas konsultime mund të përgatiten vetë në shtëpi. Një maturant që i ka ndjekur edhe mësimet online është i përgatitur pa qenë nevoja të kthehen në shkollë. Pjesa më e madhe e kërkesave është që të vijnë në shkollë sepse kanë nevojë për konsultimin”, tha Shahini.
E pyetur se si janë testuar mësuesit gjatë pandemisë, Shahini tha se shtylla e vlerësimit të punës së tyre është bërë në dy forma, përmes sondazheve dhe mbikëqyrjes nga drejtorët e shkollave.
“Mësuesit janë testuar përmes dy mënyrave. E para ka qenë përmes sondazheve të cilat përmbajnë pyetje për mesues nxënës dhe prindër. Ndërsa metoda e dytë ka qenë përmes drejtorëve të shkollës të cilët kanë mbajtur në monitorim punën e mësuesve”, tha Shahni.
Deri tani, Ministria e Arsimit ka njoftuar se testi i maturës do të jetë i gjithi me alternativa dhe do të jenë gjthsej 60 pyetje, dhe si rrjedhojë do zgjasë 60 minuta.
Nxënësit nuk do kenë ese, as në lëndën e gjuhës shqipe, as në gjuhën e huaj, si edhe do u kërkohet të përgjigjen për njohuritë që kanë marrë para së të niste mësimi online.