Skip to content
Të Gjitha

Shkoi për të marrë rrogën në fasoneri, zhduket në mënyrë misterioze 34-vjeçari në Vlorë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës.

Një i ri është zhdukur në rrethana misterioze që prej ditës së hënë.

Sipas “Dosja.al”, bëhet fjalë për 34-vjeçarin, Martin Seleni.

Ky i fundit u nis të hënën për të marrë rrogën në një fasoneri ku punonte, por nuk u kthye më.

Familjarët e tij të alarmuar kanë bërë edhe denoncim në polici.

Ata shprehen se i riu ka qenë një djalë i qetë dhe nuk ka patur probleme me njeri.

Policia ka nisur hetimet për gjetje e 34-vjeçarin, i cili u zhduk pa lënë gjurmë.