Në qytetin e Elbasanit është mbledh qeveria ditën e sotme, nën drejtimin e kreut të shtetit, Edi Rama.
Bëhet me dije për ‘balkanweb’ se mbledhja informale ka filluar në orën 09:00 ku të pranishëm janë ministrat e emëruar së fundmi dhe ata që janë shkarkuar nga Rama.
Gjithashtu mësohet se në mbledhje do të jenë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Në takim pritet të diskutohet për prioritetet dhe objektivat e qeverisë me nisjen e këtij viti të ri i cili erdhi me ndryshime në qeveri.
Kujtojmë se Rama ndshyroi 7 ministra në kabinetin qeveritar dhe si zv.kryeministër emëroi Erion Bracen.