Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar në SPAK padinë ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zv. kryetarit, Arbjan Mazniku.
Veliaj akuzohet nga Aleanca, se kërkon të shembë Teatrin dhe një pjesë të pronës shtetërore, do t’ja kalojë privatit.
Ndërkohë më datë 26 shkurt, Bashkia e Tiranës hoqi dorë nga tenderi për Teatrin Kombëtar dhe njoftoi se do të ndërtohet me para publike.
Shkak për tërheqjen nga marrëveshja u bë modeli financiar i privatit dhe kompleksiteti i projektit.
Rezistenca e Aleancës për Teatrin nisi në vitin 2018, pasi fjala se kompania “Fusha shpk”, do të ndërtonte në pronë publike një sërë kullash, mori dhenë.
Gjatë këtyre dy viteve ka pasur një sërë përplasjesh mes artistëve dhe Bashkisë së Tiranës apo policisë.
Gjithashtu projekti u bë mollë sherri në parlament mes maxhorancës dhe opozitës së bashkuar, pak kohë përpara se kjo e fundit të digjte mandatet.
Në lidhje me Teatrin ka reaguar edhe organizata “Europa Nostra”, e cila i ka dërguar Veliajt dhe Ramës dy letra, për të rishikuar planin e tyre.