Një aksident automobilistik u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Lezhë.
Një mjet i cili drejtohej nga shtetasi M.F., ka aksidentuar një këmbësor me iniciale N.P.
I aksidentuari ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në kujdesin e mjekëve.
Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Lezhë /Informacion paraprak
Sot, rreth orës 08:50, në aksin rrugor Milot-Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin M.F.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.P., i cili ka marrë dëmtime dhe ndodhët nën kujdesin mjekësor në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.