Lëkundje të forta termeti janë ndjerë pak minuta më parë në qytetin e Korçës, ndërsa mësohet se epiqendra ka qenë në fshatin Shamoll të rrethit jug-lindor.
Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale ndërsa ka pasur një magnitudë 3.00 të shkallës Rihter, raporton Fax News.
Nga informacionet paraprake pavarësisht magnitutës relativisht normale, lëkundjet janë ndjerë të forta, duke krijuar panik tek qytetarët.
Në vendin tonë lëkundjet e fundit nga tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e 26 prillit në Tiranë dhe në Durrës dhe sipas të dhënave, EMSC raporton se lëkundjet sizmika kanë qenë me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter dhe thellësi fokale 10 km.
Referuar të dhënave të publikuara nga EMSC, epiqendra e tërmetit të fund-prillit ka qenë 13 km në veriperëndim të Shijakut dhe 32 km në veriperëndim të Tiranës.
Kujtojmë se ekspertët kanë shpjeguar se paslëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit do të vijojnë për disa muaj dhe nuk ka vend për panik.
Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm 9 ballë i shkallës Rihter, i cili u mori jetën 51 personave, teksa si pasojë e lëkundjeve të fuqishme u dëmtuan qindra shtëpi, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.
Në muajin shkurt, BE mblodhi një fond prej 1.15 miliardë eurosh, midis të cilave dhurime dhe borxhe me interes të ulët, të cilat do të shkojnë për programin e rindërtimit.