Duket se rrëfimi i Klevis Allës, një prej autorëve që mori pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia nga Durrësi dhe në vrasjen e Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdisë, ka hapur dosjet e pazbardhura, për ngjarjet kriminale dhe atentatet e kryera në Elbasan.
Së fundmi, gazetari Elton Qyno ka publikuar një shkrim me fijet që lidhin të gjitha atentatet, pas të cilëve dyshohet se qëndron grupi i njohur si “Sakati”, bazuar në nofkën e liderit që e udhëheq atë.
Sipas Qynos, Alla ka zbrazur të gjitha informacionet në lidhje me bashkëpunëtorët e tij në shumë ngjarje kriminale, dhe nuk bëhet fjalë vetëm, për Altin Ndocin, por për dhjetëra persona që janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje në katër qarqe, Tirana, Durrësi dhe Elbasani, por edhe nga Vlora.
Altin Ndoci, është një personazh i skeduar për vjedhje dhe dyshohet duke u verifikuar tashmë për një tentativë grabitje në Fier, ku një nga autorët mbeti i vrarë nga policia, ndërsa një tjetër i plagosur, teksa tashmë Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit, po verifikojnë me imtësi dosjet hetimore të disa atentateve të pazbardhura në zonën e Elbasanit.
Bëhet fjalë për tre atentate, ku dyshohet se kanë lidhje me përplasjet mes grupeve kriminale.
Pas këtyre vrasjeve dyshohet se qëndron hija e një grupi kriminal, tepër të sofistikuar që vepron në këtë zonë, dhe që njihet ndryshe si grupi i “Sakatit”.
Grupi i “Sakatit” drejtohet nga tre vëllezër, ku njëri prej tyre është invalid dhe thirret me nofkën “Sakati”.
“Sakati” ndodhet në burg në Itali për akuzën e trafikut të drogës, por anëtarët e tjerë që qëndrojnë në Peqin, Belgjikë, Holandë dhe Itali, veprojnë pa u penguar nga askush, nën rregullat dhe urdhrat e dy vëllezërve të tjerë, që ndodhen jashtë.
Atentatet pas të cilave qëndron ‘Sakati’
Ekzekutimit i Andi Zylyfit, kushëririt të bosit të drogës, Endrit Alibej.
Andi Zylyfi, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi për të festuar festat e fundivitit me familjarët e tij u qëllua me 27 plumba teksa ndodhej në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin, në orën 19:15, mbrëmjen e 13 dhjetorit.
Plumbat kapën gjithashtu edhe Ardit Uruçin, shokun e Zylyfit, që ishte me këtë të fundit në momentin e atentatit, por 23-vjeçari shpëtoi paq.
Viktima është djali i hallës së Endrit Alibeaj, bosit të drogës, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të shkuar dhe bashkë me të u eliminuan edhe kushëriri i Alibeajt, 56 vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç.
Po ashtu, ‘Sakati’ dyshohet se qëndron edhe pas atentatit të bërë ndaj dy vëllezërve Baho në Peqin, ku njëri prej tyre Klevi Baho, mbeti i vdekur mesnatën e 1 korrikut 2019 ndërsa vëllai tjetër, Aldo Baho, u plagos rëndë.
Endrit Alibeaj, bosi të drogës, u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të shkuar dhe bashkë me të u eliminuan edhe kushëriri i Alibeajt, 56 vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç.