Skip to content
Të Gjitha

Të afërm të rasteve të djeshme, dalin përgjigjet për 27 të testuarit në Elbasan

· 1 min lexim

Gjatë 24 orëve në qytetin e Elbasanit janë testuar 27 persona, ku për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negative.

Sipas “Dosja.al”, të testuarit janë familjarë të dy rasteve të regjistruar ditën e djeshme.

Një ditë më parë në Elbasan u konfirmuan dy të prekur nga COVID-19, një 50-vjeçar, banor i Menglës dhe një 84-vjeçar, banor në lagjen “5 maji”.

Mësohet se 50-vjeçari kishte marrë pjesë në varrimin të vëllai gjatë ditëve të fundit dhe dyshohej se mund të kishte infektuar edhe persona të tjerë.

Ndërsa nipërit e të moshuarit u kuruan në spital, pasi shfaqën probleme me diarrenë.

Me rastet e reja të regjistruara ditën e djeshme, Elbasani numëron 4 pacientë aktivë.

Ndërkohë në rang vendi deri më tani janë shënuar 803 të prekur nga COVID-19, ku 68% e tyre janë shëruar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin mjekim 34 pacientë, 7 prej të cilëve në terapi intensive.