Në vijim të lehtësimit të masave parandaluese të Covid-19, ditën e nesërme, taksitë në të gjithë vendin mund të lëvizin dhe të transportojnë deri në 2 pasagjerë të së njëjtës familje nga një qytet në tjetrin.
Edhe nisja e këtij shërbimi në kohë pandemie, ashtu si aktivitetet e tjera, do të bëhet me disa protokolle të qarta dhe rregulla strike, të publikuara në platformën e-Albania, ku tregohen masat higjieno-sanitare që duhet zbatuar, si nga taskistët dhe nga qytetarët.
-Taksistët duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse, të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.
-Në automjet duhet të ofrohet produkti higjienizues i duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre.
-Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.
-Po ashtu bëhet me dije se klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga automjeti, por detyrohet që të mbajë dhe doreza e maskë në çdo moment.
-Kondicioneri duhet të jetë fikur dhe ajrosja të jetë natyrale.
-Taksistët duhet të kryejë dezinfektim të automjetit dhe larje pas çdo turni, sidomos të dorezave të dyerve e sediljeve.
-Taksistët duhet të afishojë detyrimin për vetëvlerësim të simptomave nga klientët dhe personeli i punësuar/adminstratori/personi fizik tregtar sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.
Protokollin e plotë e lexoni duke klikuar KËTU.