Skip to content
Të Gjitha

Kryeministri Rama flet rreth gjendjes aktuale në vendin tonë dhe të ardhmes që na pret

· 2 min lexim

Duket se situata nga Covid-19 në vendin tonë po shkon drejt normalizimit pasi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 raste të reja, duke e çuar 795 numrin total të të infektuarve.

Megjithatë, aktualisht janë vetëm 233 raste aktive, pasi 67% e pacientëve janë shëruar dhe numri i përgjithshëm ka shkuar në 531.

LEXO: Të dhënat e fundit: 6 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, 67% e të prekurve janë shëruar 

Sakaq, qeveria ka paralajmëruar hapjen e vendit duke lehtësuar gradualisht masat në datat 4, 11 dhe 18 maj.

LEXO: “3 të hënat që hapin Shqipërinë”, Rama publikon planin: Nga hapja e qendrave estetike tek lokalet 

Së fundmi, kryeministri Rama ka reaguar në Facebook, ku u ka uruar një ditë të këndshme qytetarëve, teksa shkruan se kjo e dielë do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, shqetësim mbetet sjellja individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë.

Më tej, krue i qeverisë shpreht se deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga vetëdija njerëzore qytetare e secilit prej nesh.

Statusi i plotë

KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.

KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit

Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË